BOSTON, Mass – 9 Mars 2005 – The GNOME Project sot ka lëshuar versionin e fundit të platformës së punës dhe zhvillimit GNOME, ambientit udhëheqës për sistemet operativë Linux dhe Unix. Versioni 2.10 përmirëson përdorshmërinë, qëndrueshmërinë dhe fuqinë e GNOME duke integruar multimedialitetin, duke rritur mundësitë e zhvillimit dhe duke përfshirë mijra ndryshime që e bëjnë akoma më të lehtë dhe miqsor ambientin e lirë të punës.
Në harmoni me filozofinë e GNOME 'në fillim përdoruesit', GNOME krijon versione stabël çdo gjashtë muaj. Në këtë menyrë përmirësimet ju përcillen me lehtësi përdoruesve dhe, u jepet mundësia zhvilluesve dhe shpërndarësve të planifikojnë me korrektësi prodhimet e tyre të bazuara në GNOME. Si rezultat, shpërndarje si Fedora, SUSE, dhe Ubuntu do të përfshijnë GNOME 2.10 në versionin e ardhshëm të produkteve të tyre, duke afruar GNOME 2.10 për miliona përdorues.
Karakteristikat bazë që përdoruesit e GNOME 2.10 mund të presin janë:
- Një video-riprodhues i integruar, një-klik CD 'ripping', dhe suport të përmirësuar i formateve multimedialë. Në këtë menyrë suporti multimedial në ambientet e punës Linux është akoma më konkurues në krahasim me sistemet kryesorë operativë pronësorë.
- Njohje automatike akoma më të mirë e hardware dhe serverëve të rrjetit, duke demostruar përqëndrimin e GNOME në programe që 'Thjesht Punojnë' pa shpërqëndruar apo ngatërruar përdoruesit.
- Një integrim akoma më të mirë midis programeve, përfshirë përmirësimin e lidhjeve midis programeve të GNOME, dhe përdorimin e standarteve të piataformave trasversale, duke përmirësuar eksperiencën si të përdoruesve ashtu edhe të shitësve të programeve.
- Zbukurim i vazhdueshëm dhe stabilitet, duke u bazuar në reaksionin e përdoruesve. GNOME 2.10 përfshin mijra korrigjime dhe përmirësime të përdorueshmërisë që nga lëshimi në shtator i GNOME 2.8 .
“Lëshimi i këtij versioni të GNOME është eksitues”, ka thënë Christian Schaller, përgjegjësi i biznesit të Fluendo dhe udhëheqësi i grupit të zhvillimit të GStreamer. “GNOME jo vetëm që po zgjidh problemet e përdoruesve direktë, por duke bashkëpunuar aktivisht me komunitetet e tjerë të programeve të lirë si freedesktop.org, GStreamer, dhe GTK+, është duke udhëhequr përpara gjithë ambientin e Programeve të Lirë.”
“Po kënaqemi dhe argëtohemi shumë duke bërë këtë gjë”, ka thënë Luis Villa, anëtar dhe kontribues i Shtabit Krijues të GNOME. “Në vend që vetëm të flasin për produkte dhe të reja që duan vite të realizohen, zhvilluesit e GNOME janë duke krijuar përmirësime konkrete dhe jua përcjellin ato përdoruesve tanë dy herë në vit. Kjo është një gjë që nuk arrihet nga asnjë nga shitësit e ambienteve pronësorë të punës.”
Gjendshmëria
GNOME 2.10 së shpejti do të gjendet si pjesë përbërëse e shpërndarjeve më të njohura Linux. Për ata që nuk kanë durim, LiveCD e re e GNOME (mund të shkarkohet nga www.gnome.org/start/2.10/) u jep mundësinë përdoruesve dhe palëve të tjera të interesuar të provojnë ambientin e punës më të ri GNOME thjesht duke krijuar një CD dhe duke rinisur kompjuterin – nuk ka nevojë për asnjë lloj instalimi.
Zhvilluesit dhe përdoruesit e përparuar që dëshirojnë të instalojnë menjëherë ambientin e punës dhe zhvillimit GNOME 2.10 mund të shkarkojnë gjithçka nga http://ftp.gnome.org/pub/GNOME/desktop/ Përfshihet kodi burues për interfaqen e ambientit të punës GNOME 2.10 dhe seria e plotë e instrumentëve dhe librarive për zhvilluesit.
Informacione mbi GNOME
GNOME është një projekt programesh të lirë për të zhvilluar një ambient pune të plotë dhe të thjeshtë në përdorim. Në brendësi përfshihen komponuesit bazë të ambientit si menutë e sistemit, një organizues file, një shfletues web, dhe ndihmues, GNOME është një ambient i plotë zhvillimi që u afron mundësinë zhvilluesve të krijojnë programe të rinj.
Më shumë se 500 zhvillues programesh nga çdo kontinent, përfshirë më shumë se 100 zhvillues me pagesë, i kushtojnë kohën dhe njohuritë e tyre projektit. Sponsorizohet nga industritë më të përparuara si Fluendo, HP, IBM, Novell, Red Hat, dhe Sun. GNOME suportohet nga platforma të ndryshme, përfshirë GNU/Linux (njohur më thjeshtë si Linux), Ambineti Operativ Solaris ™, HP-UX, Unix, BSD dhe Darwin i Apple.
Ambienti i punës GNOME përdoret nga miliona njerëz në mbarë botën. GNOME është pjesë standarte e të gjitha shpërndarjeve më të njohura ndërkombëtare Linux dhe Unix, përfshirë shpërndarjet më të njohura popullore si Debian, Fedora Core, dhe SUSE, dhe është ambienti i prezgjedhur tek shpërndarjet kryesore industriale Linux si Red Hat Enterprise Linux dhe Sun Java Desktop System. GNOME është gjithashtu ambienti i zgjedhur nga disa prej shoqatava më të mëdha botërore, përfshirë shoqata qeveritare në Extremadura, Spanjë, dhe São Paolo, Brazil. Teknollogjia e GNOME përdoret nga ISVtë më të mëdha linux si Firefox, Projekti Eclipse, dhe Real Networks.
Informacione të tjera në lidhje me GNOME mund të merren tek www.gnome.org
Informacione në lidhje me GNOME Foundation
Formuar nga qindra zhvillues vullnetarë dhe kompani të përparuara industriale, the GNOME Foundation është një organizatë që ka si qëllim përkrahjen e ecurisë së GNOME. Organizata drejtohet nga antarët, është një organizatë jo-përfituese që i afron mbështetjen financore, organizuese dhe legale projektit GNOME dhe ndihmon në përcaktimin e vizionit dhe hapat e tij të ardhshëm. Informacione të hollësishme mbi GNOME Foundation mund të gjenden tek http://foundation.gnome.org
Informacione shtypi
Ju lutem drejtoni informacionet për shtyp tek gnome-press-contact@gnome.org.
Linux është markë e Linus Torvalds. Të gjithë emrat dhe markat e tjera janë pronë e pronarëve të tyre respektivë.